Thënie për miqësinë (98 thënie)

Çdo akt i mirë është bamirësi. Pasuria e vërtetë e njeriut është mirësia që ai në këtë botë ka bërë për miqtë e tij.

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Dashuria është orvajtja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria.

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË

Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD