Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. – VLORË
Dita e mirë, që menatë njihet. – ARBËRESHËT
Të gjithë janë gjeni. Por nëse e gjykon peshkun sipas mundësisë për tu ngjitur në trung, do të jetojë tërë jetën duke besuar së është budalla.
Unë kurrë nuk dita, por gjithmonë mësova.
Ma mirë të kesh mend se pare. – KOSOVË
Shtatin pyll e mendjen fyll. – SHIJAK
Kur ti luan kundër lojtarëve të ndyrë ose tejet të vrazhdë, është e lehtë të shmangesh, sepse ti e di se ç’kanë ata ndërmend të bëjnë. Kur një lojtar është i vrazhdë por inteligjent, është shumë më e vështirë.
Kalit të mirë shtoi tagjinë. – SHKODËR
Është e pamundur të dashurosh dhe të jesh i zgjuar.
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. – JUG