Thënie nga Samuel Beket (13 thënie)

Çdo fjalë është si një njollë e panevojshme mbi heshtjen dhe hiçin.

Lotët e botës janë një kualitet i përhershëm. Për cilindo që fillon të qajë, dikut tjetër dikush pushon së qari. Të dyja janë vërtetë për të qeshur.

Bash nën sipërfaqe unë do të jem, fillimisht i tëri, pastaj i ndarë dhe i zhvendosur, anembanë botës dhe ndoshta në fund nëpërmjet një shkëmbi në det, do të përfundojë diçka imja. Një ton krimbash në një dynym, ky është një mendim i mrekullueshëm, një ton krimbash, unë e besoj këtë.

Lermëni të shkoj në ferr, kjo është e gjitha çfarë ju kërkoj, dhe unë do të vazhdoj t’i mallkoj ata që janë atje, dhe ata do të më shikojnë nga lart e do të më dëgjojnë, kështu që unë të mund të marr pak rrezatim nga lumturia e tyre.

Duam të themi vërtetë dashuri, kur themi dashuri?

Nëse do ta kisha në dorë trupin tim, do ta hidhja atë nga dritarja.

Ku jam, nuk e di, kurrë nuk do ta di, në heshtje ju nuk e dini, ju dihet të ecni përpara, unë nuk mund të ec përpara, unë do të ec përpara.

Në pejsazhin e rrënimit, saktësia është sinonim i hyjnores.

Poetët janë shqisa, filozofët mendja e njerëzimit.

Personalisht unë nuk kam kockë me të cilën të gërmoj varrezat.