Dora shkruan dhe vazhdon të shkruajë. Dhe nuk ka mëshirë apo mirësi në botë që të fshijë qoftë një gjysmë rreshti të vetëm.
Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot apo të përcaktoj se çfarë do të ndodhë nesër, atëherë shikoj prapa.
Sot është koha e rinisë sime, unë pi verë, sepse ajo është ngushëllimi im. Mos më fajësoni mua, edhe pse e hidhur ajo është e shijshme, e hidhur është, sepse është jeta ime.
Shpirti i menduar prehet në vetmi.
Ne nuk jemi gjë tjetër veçse gur shahu, të cilët është i lehtë t’i luash bash si urdhëron Lojtari i Madh i shahut. Ai na lëviz ne para dhe prapa në fushën e shahut të jetës dhe pastaj na mbyll në arkën e Vdekjes sërish.
Ishte një pikë uji, iu bashkua detit, një grimcë pluhur, u përzie me dheun; e çfarë për ardhjen dhe ikjen tonë nga kjo botë? Një mizë u duk dhe u zhduk.
Kur isha i ri plot etje shkova tek doktorë e shenjtër, dhe dëgjova këshilla për këtë e atë: por gjithnjë dola nga dera e tyre ashtu siç hyra.
Prej kur Hëna dhe Planetet u shfaqen në qiell, askush nuk pa një gjë më të ëmbël dhe më të kulluar se Verën. Habitem pa masë me shitësit e verës, a mund të blejnë ata ndonjëherë diçka më të mirë se atë që kanë shitur?
Takimi ynë është fshehur nga një perde: Kur perdja të bjerë, nuk do të jemi më as unë, as ti.
Oh, kërcënimet e Ferrit dhe Shpresa e Parajsës! Një gjë fundja është e qartë – Kjo Jetë ikën; një gjë është e qartë e gjithçka tjetër Rrenë – Lulja që një herë ka lulëzuar, vdesë përjetë.