Thënie për dashurinë (558 thënie)

Bukuria i provokon hajdutët më shumë se ari.

Ti je ëndrra që ëndërroj, ti je shpirti që më mban, të takova dhe më ike, tash të ndjej që s’të kam pranë.

— Anonim

Pse dashuron? Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhembjes që s’e shterr puna krijuese dhe që të frymëzohem për punë.

— Anonim

I thashë lotit “Pse qan?”, m’u përgjigj “Për ty!”. I thashë “Po boll qave, pusho!”. Ai më shumë rrodhi në sy…

— Anonim

Dashuri, e pamundur që të të përcaktoj.

Prapa çdo burri të madh ndodhet një grua e madhe. Gruaja ose e ndërton, ose e shkatërron burrin.

— Anonim

Është e vështirë t’u thuash njerëzve që do “të dua”, kur e di që këto fjalë mund të të bëjnë ta humbësh përgjithmonë.

— Anonim

Nëse ju vërtetë doni dikë dhe i kushtohesh, atëherë mund t’ju mbijetosh shumë vështirësive.

Çfarë domethënieje të thellë marrin gjërat e vogla kur gruaja e rënë në dashuri e fsheh atë nga ne.

Në qoftë se do të jesh i lumtur për një cast – rebelohu. Në qoftë se do të jesh i lumtur për gjithë jetën – fal.

— Anonim