Thënie për marrëdhëniet (67 thënie)

Shpesh bashkëshorti

Anonim

Njerëzit nuk do të divorcoheshin për arsye të parëndësishme nëse nuk do të martoheshin për arsye të parëndësishme.

Anonim

Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.

Anonim

Një burrë i lumtur martohet me vajzën që dashuron; një burrë edhe më i lumtur dashuron vajzën me të cilën martohet.

Anonim

Lidhjet që bashkojnë një person tjetër me veten tonë ekzistojnë vetëm në mendjen tonë.

Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin person.

Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e mrekullueshme!

Anonim

Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jini të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.

Dashuria është një lojë, të cilën mund ta luajnë dy veta dhe ta fitojnë të dy.

Nëse doni ta lini partnerin sepse ka diçka tek ai që nuk ju pëlqen, atëherë do të lini çdo person me të cilin lidheni, sepse të gjithë njerëzit kanë diçka që nuk pëlqejmë.

Anonim