Po të vëmë re përparimin e njerëzisë në të tëra kombet, shohim se ky përparim i madh që duket sot kaq i fortë, sa lufton në tokë, në ujë, nën ujë, në erë, ka lindur nga një luftë e rreptë që ka ngjarë midis mendjes, diturisë që është fryt i saj dhe tradicioneve, d.m.th. të dëgjuarat që kanë mbetur nga pleqtë brez pas brezi dhe fesë që është një tradicion. E tërë historia njerëzore është plot me këto luftra. Në kohët e para ka zotëruar feja dhe në kohërat e pastajme mendja dhe dituria, duke u mbështetur mbi provime. Kur u lirua mendja e njeriut fare dhe plotësisht, atëherë përparimi mori një bujë të madhe, sa arriti në shkallën e sotme. Por kjo luftë, në mes të mendjes dhe të feve, njerëzisë i ka kushtuar shumë, se ka dhënë shumë dëshmorë, derisa mori zotërimin e botës në dorë mendja dhe dituria.
Po të vëmë re përparimin e njerëzisë në të tëra kombet, shohim se ky përparim i madh që duket sot kaq i fortë, sa lufton në tokë, në ujë, nën ujë, në erë, ka lindur nga një luftë e rreptë që ka ngjarë midis mendjes, diturisë që është fryt i saj dhe tradic
Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.
Udha e mendjes për myslimanin u mbyll që në shekullin e pestë të hixhrit, d.m.th. në të 11 shekull pas Krishtit.
Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si