Burrat janë gjithmonë të sinqertë. Thjeshtë kalojnë nga një sinqeritet në një tjetër. Kjo është e gjitha.
Të duash nuk do të thotë të gjesh përkryerjen, por të falësh defektet e tmerrëshme.
Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
I tha dashuria miqësisë: pse ekziston ti kur jam unë? Miqësia u përgjigj: Për të mbushur me një buzëqeshje atje ku ti le lot.
Adami kishte të tërë Botën për veten dhe Perëndinë në Kopshtin e Edenit, megjithatë nuk ishte i kënaqur derisa gjeti gruan. Vetëm gjiri i një gruaje e përmbush një burrë.
Desha të t’u afrohesha por ti u largove prej meje. Sa u zgjova prej gjumit, ti ishe ikë diku ku nuk të gjeja ty.
Dashuria reale është ajo që nganjëherë vjen pas kënaqësive ndjesore: kur është e tillë, është e pavdekëshme; forma tjetër pashmangshmërisht dështon, sepse ajo mbështetet kryesisht në fantazi.
Xhelozia lind me dashurinë, por nuk vdes me të.
Dashuria mundet shumë. Paraja mundet gjithçka, me përjashtim të dashurisë…