Thënie për dashurinë (558 thënie)

Në dashuri veset kuptohen si virtyte.

Dua që sa më parë, kur të zgjohem një mëngjes, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!

Anonim

Do të mësohem me mosqenien tënde, do t’u them njerëzve që “ishte fati”, do të di të shtirem i lumtur… kushedi a do të jem në gjendje t’i them zemrës sime që mbaroi!

Anonim

Një peshk mund të dashurojë një zog, po ku do të jetonin ata?

Një dashnor ndihet mirë edhe si qen i shtëpisë.

Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë.

Anonim

Të pres jashtë botës… aty ku realiteti bëhet magji… të pres aty ku urrejtja bëhet dashuri… ku lotët kthehen në rreze dielli… të pres aty ku le krenarinë përgjithmonë…të pres aty ku zemra ime s’do të vuajë me!

Anonim

E si të të ishte njerëzimi Zot, pa gruan ? Do të ishte i mangët Zot, do të ishte tmerrësisht i mangët.

Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.

Anonim

Të duash do të thotë të ngazëllehesh, ndërsa besojmë se mund të ngazëllehemi vetëm kur të na duan.