Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. – KORÇË
Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. – ARBËRESHËT
Mos u ban mjaltë, se të han mizat. – SHKODËR
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. – KORÇË
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. – JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. – ELBASAN
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. – BERAT
Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot. – KORÇË
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. – JUG