Ku ka zemër ka dhe krahë. – JUG
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. – TROPOJË
Ma i keqi vëlla të merr hakën. – KOSOVË
Këmba e di se ku e vret këpuca. – LUKOVË- SARANDË
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. – JUG
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. – SHKODËR
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. – PËRMET
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. – VLORË
I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. – JUG
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. – TROPOJË