Thënie shqiptare (473 thënie)

Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. – SKRAPAR

S’jepet një pelë për një thelë. – JUG

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. – JUG

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. – TIRANË

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. – VLORË

Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. – JUG

U rrit kungulli dhe mori dhenë. – SKRAPAR

Qeni leh tek stani i tij. – GJIROKASTER

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. – JUG

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG