Nuk të ngroh zjarri i kashtës. – SKRAPAR
Kafshata e huaj të mbet në fyt. – SHKODËR
Kur pi ujë, kujto burimin. – VLORË
Moti ndihmon atëqë punon. – BERAT
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. – JUG
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. – Kurvelesh
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. – DIBËR
Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. – JUG
Mbill me një dorë, korr me të dyja. – JUG