Thënie për punën (168 thënie)

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. – JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. – TIRANË

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. – JUG

Mos dalë goja para mendjes. – BERAT

Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. – SKRAPAR

Suksesi është të pëlqeni veten, të pëlqeni atë që bëni, dhe ta pëlqeni ashtu si e bëni.

Është thjeshtë një punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët rrahin rërën. Unë ua vesh me grushta njerëzve.

Unë baj barrën, ti djersin. – VERI

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. – JUG

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. – KRUJË