Fjalë të urta (446 thënie)

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. – KORÇË

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. – VLORË

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. – KAVAJË

Zoti vonon, po nuk harron. – PËRMET

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. – PËRMET

Mur mur behet ur. – KRUJË

Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. – JUG

Kush përton vdes urije. – BERAT

Nuk zihet pleshti me dorashka. – KORÇË