Fjalë të urta (446 thënie)

Mos hidh të thatën mbi të njomë. – VLORË

Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita. – Elbasan

Koha vjen për atë që di ta presë. – VLORË

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. – JUG

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. – LABËRI

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. – JUG

Sëpatës bish mos iu ban. – DIBËR

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. – KOR

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet. – KOSOVË

Lulja e këputun nuk mbin ma. – KRUJË