Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. – JUG
Mos i bjer të mirës me shkelm. – DIBËR
S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. – JUG
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. – JUG
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. – SHKODËR
Ha të rrosh, jo rro të hash. – JUG
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Hall me q? e hall me buaj, po më keq me q? të huaj. – MYZEQE