Nuk besoj në besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e çfarëdo kishe tjetër që mund të njoh. Mendja ime është kisha ime.
Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t’i japësh mjekim një të vdekuri.
Epoka e injorancës nisi me sistemin kristian.
Nga të gjithë tiranitë që kanë prekur ndonjëherë njerëzimin, tirania e fesë është më e keqja. Çdo lloj tjetër tiranie është e kufizuar në botën ku jetojmë, por tirania e fesë shkon aq larg sa përpiqet të kalojë dhe përtej varrit e të na ndjekë në përjetës
Kristianizmi është feja më e çuditshme e sajuar ndonjëherë, pasi vrau Jezusin për të liruar njerëzimin nga mëkati i ngrënies së një molle.