Thënie nga Populli (446 thënie)

Shqerra që s’thërret mëmën humbet. – JUG

Burri o të fal, o të var. – Gjirokastër

Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. – KOSOVË

Hiq inatin gjej rehatin. – KRUJË

E drejta pa forcë, s’të pi ujë. – JUG

Ai që përton sot, pendohet mot. – VLORË

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. – TETOVË

Uthulla e fortë plas gurin. – TIRANË

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. – VLORË

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. – KORÇË