Thënie nga Populli (446 thënie)

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot. – BERAT

Gozhda nxjerr goxhdën. – VLORË

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. – JUG

Gabimi falet njëherë, e jo përherë. – KOSOVË

Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. – VERI

Gjuha ruhet atje ku shkruhet. – KORÇË

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Prishja e shtëpisë vjen nga mend. – ELBASAN