Thënie nga Populli (446 thënie)

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. – KORÇË

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. – ELBASAN

Ai që e ka provue din edhe me të mësue. – KOSOVË

Difton fëmija, ç’ka shtëpia. – VERI

Qefi prish qefin. – JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Është nga ai gur që thyen çekan. – JUG

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. – VERI

Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. – JUG

Çelësi që punon, nuk ndryshket. – MALLAKASTËR