Thënie nga Populli (446 thënie)

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. – JUG

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. – KORÇË

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. – ARBËRESHËT

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. – SHKODËR

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. – KORÇË

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. – JUG

Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. – ELBASAN

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. – BERAT