Thënie nga Populli (446 thënie)

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. – JUG

Mbill me një dorë, korr me të dyja. – JUG

Ç’i do qeni brekët. – KORÇË

Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.  – Preshevë

Kush s’pyet mbetet budalla. – JUG

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. – SHKODËR

Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë. – VLORË

Dasëm pa mish nuk ka. – KORÇË

Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më. – GUCI

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. – VLORË