Për pleshtin djeg jorganin. – JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. – JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. – SKRAPAR
Kafshata e huaj të mbet në fyt. – SHKODËR
Kur pi ujë, kujto burimin. – VLORË
Moti ndihmon atëqë punon. – BERAT
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. – JUG
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. – Kurvelesh
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. – DIBËR