Thënie nga Populli (446 thënie)

Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot. – KORÇË

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. – JUG

Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. – JUG.

Mirmëngjes, me interes. FIER

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. – Shqipëri e mesme

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. – JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. – VLORË

Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. – KOSOVË

Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. – JUG

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. – JUG