Thënie nga Populli (446 thënie)

Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. – ELBASAN

Lepuri në mal, kusia në zjarr. – JUG

Çdo hi në vatrën e tij. – JUG

Motra jemi, shoqe s’jemi. – JUG

Kashata e madhe të ngec në fyt. – JUG

Foli derës të dëgjojë dritarja. – VLORË

Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. – SHKODËR

Mos rri si nusja në dasëm. – JUG

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. – VERI

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. – ELBASAN