Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. – JUG
Mos bëj petulla me ujë. – DIBËR
Qan ara se nuk i vjen fara. – SARANDË
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. – JUG
Lumi i thellë, nuk rrëmben. – JUG
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
Kur s’di not mos u fut në ujë. – KORÇË
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. – GJIROKASTËR
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. – JUG