Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. – JUG
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Dasma do mish, lufta do gjak. – ELBASAN
Bijë vendi pikë argjendi. – BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. – PËRMET
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. – ELBASAN
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. – KOSOVË
Ena bosh zhurmon më tepër. – KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. – JUG
Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD