Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. – GJIROKASTËR
S’bëhet dasma pa thyer kupa. – ARBËRESHËT E ITALISË
Kur u ba horri pashë, vrau t’anë. – KAVAJË
Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. – TIRANË
U bë dhija me tremb ujkun. – VLORË
Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij. – Kurvelesh
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. – SKRAPAR
Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE