Thënie nga Anonim (447 thënie)

Ti je një dëshirë magjike që çdokush dëshiron të ketë, dëshira ime u plotësua se të kam ty për jetë.

— Anonim

Të drejtën e fjalës e kanë të gjithë! Kjo s’do të thotë se çdokush di të flasë mirë e saktë!

— Anonim

Mos më pyet si jetoj kur më ke lënë vetë, mos kërko falje nga zemra që një herë e vret.

— Anonim

Shqiptari ka qënë shqiptar para se të bëhet i krishterë a muhamedan; Trimërinë dhe gjithë vetijat e bukura i ka nga Shqipëria e nga gjuha shqip, jo nga fetë.

— Anonim

Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.

— Anonim

Dashuria është një kështjellë me mure të larta, që ka vetëm një portë. Kur futesh në të, kjo derë mbyllet për të mos u hapur më kurrë, dhe për të të lënë në gjelbërimin e pafund të kopshteve të kështjellës

— Anonim

Në kohën që ai pëshpërit “Jemi bërë për njëri-tjetrin”, ajo tashmë ka planifikuar ndryshime.

— Anonim

Shtatë herë verifikoje para se të fillosh të dyshosh në dikë.

— Anonim

Për njerëzit që nuk u pëlqen t’u përqeshen besimet, ndoshta është më mirë të mos mbajnë besime aq qesharake.

— Anonim

Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimri mua: dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua.

— Anonim