Thënie shqiptare (473 thënie)

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. – VLORË

Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë. – ELBASAN

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. – KORÇË

Dora me baltë buka me mjaltë. – KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. – SHKODËR

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. – BERAT

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. – JUG

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. – JUG

S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. – JUG