Thënie shqiptare (473 thënie)

Jo si cjapi te kasapi. – KORÇË

Atdheu e nana nuk harrohen. – TROPOJE

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Keq më vjen, po dëm s’më bëhet. SKRAPAR

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. – TROPOJË

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. – Jug

U hap dheu, doli një plesht. – JUG

Rrugë e gjatë pret shkurtër. – MYZEQE

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. – SHKODËR

Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. – VLORË