Thënie dashurie (380 thënie)

Kur jam në mendime, të kam pranë zemrës sime, kur rrugës heci, shkoj, veç për ty mendoj!

— Anonim

Më duket sikur të gjitha fjalët para teje janë të kota! Dhe dal nga kjo gjendje, e bie përsëri, e si mund të jem i qetë kur në zemër je ti?! Prandaj shko moj vajzë, shko ti prej këtej, largohu…

— Anonim

Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.

— Anonim

Mos mendo se të kam harruar, mos mendo se tjetër dua, mos mendo se zemren time tjetër kush ka me gëzua’.

— Anonim

Të kisha qenë shqiponjë, të kisha fluturu’, kisha ardhë tek ti, një puthje ta kisha dhuru’, në sy të kisha shiku’ dhe me mall të kisha përqafu’!

— Anonim

Që nga hera e parë kur unë ty të shikova, nga ato momenente unë në ty u dashurova!

— Anonim

Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë.

Dashuria është verbim kur vendoset para arsyes.

— Anonim

Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.

— Anonim

Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.

— Anonim