Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. – PËRMET
Shtatin pyll e mendjen fyll. – SHIJAK
Baste e budalla, motër e vëlla. – JUG
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. – KOLONJË
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. – SKRAPAR
Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. – KOSOVË
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. – KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. – BERAT
Dera e përtimit, caku i mjerimit. – LIBRAZHD
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. – SHKODËR