Thënie nga Populli (446 thënie)

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. – BERAT

Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. – JUG

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. – VLORË

S’gjuhet me zagar lidhur. – BERAT

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. – KORÇË

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Ma mirë të kesh mend se pare. – KOSOVË

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. – GJIROKASTËR