Thënie nga Populli (446 thënie)

Kalliri me bukë, s’e ngren kryet përpjetë. – JUG

Mendja është në majë të gjuhës. – SHKODËR

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. – GJIROKASTËR

Gjykon puna, s’gjykon guna. – LIBRAZHD

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. – JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. – TIRANË

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. – JUG

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. – LUNXHËRI

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. – JUG