Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. – JUG
Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN
S’ka varfëri i mençuri. – JUG
Nji shkëndi ndez nji mal. – KORÇË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. – ELBASAN
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. – KOLONJË
E treta e vërteta. – DEVOLL
Amanetin e mban toka. – SHKODËR
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. – KORÇË
Dele e butë në qafë të ujkut. – JUG