Besa asht ma e fortë se vdekja. – KRUJË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. – ELBASAN
Gazi i madh, kthehet në helm. – KORÇË
Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. – PËRMET
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. – VLORË
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. – KRUJË
Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. – SKRAPAR
Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. – KURVEÖESH
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. – JUG