Se kjo zemër veç për ty ka rrahur dikur, por ti këtë se kuptove kurrë!
Mos iu shmang kësaj mëkresës sime, o udhëtar. Dhe sa rri aty, mba vesh e mëso, mandej shko në punën tënde. Nuk ka varkë në Hades, nuk ka as varkar Haron. Nuk ka rojtar Ajak, as qen Cerber nuk ka. Të gjithë ne që jemi të vdekur këtu poshtë, jemi bërë kockë e hi, e asgjë më shumë. Të fola me zemër të hapur, ndaj jepi tash udhës, udhëtar, paçka se dhe i vdekur mund të të dukem ca fjalaman.
Kur më dhe dashurinë – zbulova jetën, kur të dhashë veten time – zbulova lumturinë.
Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.
Puthje të njejta nuk ekzistojnë. Çdo puthje e ka shijen e vet.
Të thuash se “ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s’mund të ndodhë”, është si të thuash se “ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s’mund të fluturojnë”.
Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
I vetmi tempull që ndriçon është ai në flakë.
Prapa çdo burri të madh fshihet një grua e vogël që e ndihmon. Burri mund të jetë kreu, por gruaja shpesh është qafa që e kthen.
Në mesin e natës, në terrin e zi, unë rri i zgjuar, dhe mendoj për ty! Hapi krahët lartë në qiell, ti për mua je diell, por i lumtur prapë nuk jam, se ty afër nuk të kam!