Ja kanë nisë e po flasin, shumë e vogël e çfarë fati!? Mos beso ti fjalë të kota, mos beso çka flasin bota, beso veç fjalët e mia se më dogji dashuria!
Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
Lulet e bukura nuk japin pemë të mira.
Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Pa u lind po e braktis këtë dashuri, mos harro kur më the: do të jetoj vetëm për ty, o ti dhe vetëm ti!
Pa puthje s’ka dashuri.
Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.
Dashuria ta djeg zemrën si zjarri drutë.
Dua që sa më parë, kur të zgjohem një mëngjes, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!
Do të mësohem me mosqenien tënde, do tu them njerëzve që ishte fati, do të di të shtirem i lumtur… kushedi a do të jem në gjendje ti them zemrës sime që mbaroi!