Qeni i pangopur të ha. – SKRAPAR
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. – TIRANË
Kur ke zemër ke edhe krahë. – KRUJË
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. – VLORË
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. – Jug
Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë. – Kosovë
Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij. – Kurvelesh
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. – JUG
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. – JUG
Mënyra më e mire për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh.