Thënie për besën (38 thënie)

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. – KOLONJË

Ku ngul hunë var hejbet. – JUG

Trimi e ka me vete fatin. – VLORË

Gozhda nxjerr goxhdën. – VLORË

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. – ELBASAN

Shqerra që s’thërret mëmën humbet. – JUG

Burri o të fal, o të var. – Gjirokastër

Dhe kau i mirë po s’e ngacmove, s’tërheq në brazdë. – Elbasan