Thënie shqiptare (473 thënie)

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. – KAVAJË

Zoti vonon, po nuk harron. – PËRMET

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. – PËRMET

Mur mur behet ur. – KRUJË

Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. – JUG

Kush përton vdes urije. – BERAT

Nuk zihet pleshti me dorashka. – KORÇË

Mos hidh të thatën mbi të njomë. – VLORË

Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita. – Elbasan

Koha vjen për atë që di ta presë. – VLORË