Fjalë të urta (446 thënie)

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. – KORÇË

Syri i të zotit plehron arën. – JUG

Ndoqe fillin gjete lëmshin. – JUG

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD

Dhe durimi ka kufi. – JUG

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. – KOSOVË

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. – JUG

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. – JUG

Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. – KORÇË