Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
Mos shko si cjapi te kasapi. – SHQIPËRI E MESME
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. – KOSOVË
Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen. – PËRMET
Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasmë. – ELBASAN
Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. – JUG
Fjalë pak e punë shumë. – LIBRAZHD
Fshati që duket s’do kallauz. – KORÇË
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. – MAT
Dhe kau i mirë po s’e ngacmove, s’tërheq në brazdë. – Elbasan