Fjalë të urta (446 thënie)

Dora e larë, zorrë e tharë. – JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. – KOSOVË

Vure vezën more pulën. – KRUJË

Ku ngul hunë var hejbet. – JUG

Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. – SHKODËR

Mjer ai që pret nga tjetri! JUG

Kush unj qafën i bie zverkut. – JUG

Nuk mbushet pusi me pështyma. – GRAMSH

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. – JUG

E ke zogun në dorë, mbaje. – KORÇË