Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. – JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. – SHKODËR
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. – KORCE
Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet. JUG
Dardha bie nën dardhë. – VLORË
Pas lufte të gjithë bëhen trima. – TIRANË
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. – ÇAMËRI
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. – JUG
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. – MILOT
Trimi e ka me vete fatin. – VLORË