I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. – JUG
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. – TROPOJË
Dita e mirë, që menatë njihet. – ARBËRESHËT
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. – SHKODËR
Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
Tamahu të shpie në gjynah. – JUG
Çdo gjë forcohet, në themel. – BERAT
Rrushi varet në degët e vet. – LUSHNJE
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. – KOSOVË
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. – JUG