Mos u mbyt me një pikë ujë. – PËRMET
Me fal gjakun është burrni. – KOSOVË
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË
As buka nuk haet vetëm. JUG
Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. – SHKODËR
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. – JUG
Mali digjet,plaka krehet. – Shkup
Malet tunden, po nuk bien. – JUG
Hatëri të lë pa brekë. – BERAT