Derri do plumbin, nuk zihet me duar. – Lushnjë
Po t’i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. – JUG
Hiqu det se do shkojë lumi. – JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. – MYZEQE
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. – PËRMET
Duhet me i fry lugës para se me të djeg. – KRUJË
Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. – JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij. – JUG
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. – DARDHË
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. – KRUJË